Fronti evropian me partitë shqiptare, ja çka thotë Spasovski i LSDM

“Kryesia e LSDM-së ende nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë në koalicion me BDI-në në zgjedhjet e ardhshme”, këtë e theksoi mbrëmë anëtari i kryesisë së LSDM-së, Oliver Spasovski në emisionin “10 minuta” në TV21.

Sipas tij, gjatë kësaj periudhe janë duke u zhvilluar analiza, nga të cilat duhet të merren vendimet se cilat do të jenë koalicionet.

Të gjitha opsionet, sipas Spasovskit, duhet të jenë në lojë dhe të shqyrtohen.

“Të gjitha vendimet duhet të merren në bazë të analizave. Analizat duhet të sjellin përfundimisht një rezultat zgjedhor që do të thotë fitore në zgjedhje. Për një analizë të tillë aktualisht po punohet në parti dhe këtu duhet të merren vendimet se cilat do të ishin koalicionet. Por një gjë është e rëndësishme, që ne kemi frontin pro-evropian si një front që do të luftojë kundër atyre që nuk kanë asnjë koncept për të ardhmen dhe nuk ofrojnë asnjë zgjidhje. Analizat do të tregojnë se çfarë është më e mira dhe është e sigurt se kështu do të ecë partia. Të gjitha opsionet duhet të jenë në lojë dhe të shqyrtohen, por ende nuk ka një vendim të tillë nga lidershipi se si do të zhvillohen zgjedhjet. Potenciali koalicioni i LSDM-së është shumë më i madh se ai i opozitës dhe ne do të vazhdojmë të punojmë në atë drejtim”, theksoi Spasovski.

I pyetur nëse ASH mund të hyjë në kombinim, Spasovski u përgjigj se “nëse analizat tregojnë se duhet shkuar në lista të përbashkëta, të gjithë ata që janë për frontin evropian duhet ta bëjnë këtë, apo nëse analizat tregojnë se duhet shkuar veç e veç, atëherë sigurisht LSDM do të marrë pjesë në zgjedhje me partnerët e saj tradicional.”(INA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme