Personi që shihni në fot është e 40-vjeçarit, Bledar Dedja, i cili u gjet pa shenja jete në një zonë të pyllëzuar në Paderno të Italisë.
Trupi i tij u gjet paraditen e kësaj të diele, rreth orës 09:30, pas alarmit të familjes për zhdukjen e tij.
Ai u gjet jashtë makinës së tij, një Mercedes B class, e cila u gjet e mbyllur.
Në trup janë konstatuar plagë të thella me thikë, kryesisht në gjoks dhe në kokë, ndërsa arma e ftohtë nuk është gjetur në vendngjarje.
Viktima, me disa precedentë, është parë për herë të fundit në Abacinë e Lashtë të Borso del Grappa, vendi ku ai punonte.
Në vendngjarje shkuan prokurorja në detyrë Barbara Sabattini, mjeku Alberto Furlanetto dhe karabinierët e komandës provinciale të Trevisos, të cilët nisën hetimet.