Ekspertët e pavarur: Qeveria nuk mund ta arsyetojë rritjen e Malit të Zi

Humbjen e territorit të Kosovës me Marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi ekspertët e pavarur, Florim Isufi dhe Shpejtim Bulliqi, kanë thënë se kanë vendosur ta dëshmojnë me rritjen e territorit të Malit të Zi.

Sipas të dhënave që këta dy profesorë i kanë prezantuar në një konferencë për media të mbajtur të premten, territori i Malit të Zi rritet për 70.44 km2 pas Marrëveshjes së nënshkruar me Kosovën, shkruan sot Koha Ditore.

Ata kanë deklaruar se këto rezultate i kanë nxjerrë pasi që kanë analizuar qindra harta zyrtare të Malit të Zi dhe kanë përdorur metoda të sakta ta matjes. Sipas tyre, Qeveria nuk do të mund të arsyetojë rritjen e territorit të Malit të Zi.

Që të dy, Bulliqi e Isufi, në fillim të kësaj konference kanë theksuar se prezantimi dhe rezultatet e këtij hulumtimi shkencor janë individuale dhe se nuk kanë të bëjnë me asnjë grup të interesit dhe me asnjë parti politike qeveritare apo joqeveritare, porse është vetëm dëshmi se demarkimi i kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi është bërë gabim dhe se rishikimi do të mund të rregullojë bilancin negativ territorial për Kosovën.

Deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se rezultatet e këtij hulumtimi do t’u hyjnë në punë vetëm atyre që iu intereson. Sipas tij, faktet e prezantuara nga ata deri më tani kanë hasur në vesh të shurdhër.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme