Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në rrugën “Drenica” në Podujevë të Kosovës, në 14 janar, ku 18-vjeçari Lulzim Fejzullahu u godit me makinë dhe u rrah brutalisht me shufra hekuri nga dy të rinj.
Pas vdekjes së tij ditën e djeshme në QKUK, pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra, është mësuar se autorët e ngjarjes së rëndë janë Eltion Kadriu 16 vjeç dhe Artiol Abdullahu 17 vjeç.
Ndërkohë, viktima ishte jetim dhe nuk kishte as nënën e as babanë, por vetëm motrën. Po ashtu mësohet se shkak për konfliktin është bërë radha për t’u qethur në një berberhane.
Në lidhje me ngjarjen kanë reaguar të afërmit e të riut, të cilët tregojnë se si ndodhi ngjarja.
Për këtë ngjarje ka reaguar edhe motra e Fejzullahut e cila shprehu dhimbjen për vdekjen e të vëllait.
“Ju kalltë zemra si neve qysh po na kallet, Allah dënoi, kurrë dritë me sy mos pafshin”, ka thënë ajo.