Mediat serbe raportojnë se pasditen e së Dielës ka pasur ndërprerje të qarkullimit në Aeroportin e Beogradit, përcjell TV21. Fluturimet janë ndërprerë për të paktën dy orë.
Sipas raportimeve, të gjithë udhëtarët në Aeroportin “Nikolla Tesla” është dashur të kalojnë sërish kontrollet e sigurimit.
Problemi në kontrollin e sigurisë së aeroportit dyshohet se ka nisur kur pasagjerët që kanë ardhur nga Maqedonia pas zbritjes, kanë hyrë në autobus, i cili gabimisht i ka çuar në portën e gabuar.
Kështu ata përfunduan në zonën e tranzitit, ku nuk lejohet të jenë sepse Maqedonia nuk bën pjesë në grupin e vendeve që kanë lejet e nevojshme për këtë vend. Është rregull ndërkombëtar që nuk mund të shkelet. Udhëtarët nga Shkupi janë ndalur dhe më do të duhet të kalojnë të gjitha kontrollet e sigurisë në mënyrë që të vazhdojë funksionimi normal i qarkullimit të udhëtarëve në aeroport.