‘Ndali kërcënimet ndaj Kosovës’/ Kurti ia thotë Vuçiçit në sy, Rama hesht

Në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor me përfaqësuesit e lartë të BE-së, SHBA-së dhe institucioneve financiare ndërkombëtare mbi Planin e Ri të Rritjes që Komisioni Europian, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha në tryezë ku ishte i pranishëm dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, që rajoni të integrohet sa më shpejt duhet të ndalen kërcënimet mes fqinjëve për çështjen e sigurisë.

Kurti shtoi mes të tjerash se Kosova e ka gati agjendën e reformave, e cila do t’i dërgohet sa më shpejt që të jetë e mundur institucioneve të BE-së.

“Duhet të jemi konstruktivë në angazhimin tonë dhe në fuqinë transformuese që kemi. Kosova është e gatshme për reforma. Që rajoni të integrohet duhet që kërcënimet e sigurisë të ndërpriten. Kjo nuk mund të ndodhë nëse liria për mallra shfrytëzohet që të mbarten municione. Marrëdhëniet normale janë kyç për shfrytëzimin e potencialit. Në demokraci liberale ka rëndësi sundimi i së drejtës”, tha Kurti.

Kurse kryeministri shqiptar, Edi Rama heshti për këtë çështje, madje në takim tha se duhet harruar e kaluara, historia dhe politika.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme