“Tempulli” në Korçë/ 32 të arrestuar, sekuestrohet drogë dhe qindra mijëra euro

Në vijim të fazës së dytë, të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli”, në qarkun Korçë, për periudhën dhjetor 2023-janar 2024, janë vënë në pranga 32 shtetas.


Sipas policisë, janë ekzekutuar 10 urdhra ndalimi, 9 masa sigurie “Arrest në burg” janë arrestuar në flagrancë 13 shtetas, gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë 20 shtetas të tjerë.

“285 gramë kokainë; 4.8 kilogramë cannabis sativa; një sasi e vogël heroinë dhe fara cannabisi; një sasi municioni luftarak; 4 peshore elektronike; 3 armë gjahu; 1 armë sportive; 1 thikë gjuetie; 1 hark me shigjetë; dokumente të ndryshme; 31 aparate celularë; 11 automjete;162 300 euro; 800 dollarë; 275 000 lekë”, thotë policia, ndërsa thekson se operacioni vijon.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme