Në Shkencat Politike një profesori i kontestohet niveli i studimeve – retroaktivisht

Në vitin 2006, kur rektor i Universitetit të Prishtinës ishte Enver Hasani, në universitetin publik ishte punësuar si profesor- asistent Arben Hajrullahu në Drejtimin e Shkencave Politike të Fakultetit Filozofik.

Derisa atëkohë Universiteti i Prishtinës i kishte pranuar si të drejta studimet e tij të përfunduara në Austri, tani ato po i kontestohen nga njëri prej anëtarëve të komisionit recensues, ndonëse Senati ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar, shkruan sot Koha Ditore.

Hajrullahu kishte përfunduar shkollimin në Universitetin e Gracit në Austri ku, siç shpjegon ai, asokohe sistemi i Bolonjës, që njihet sot me studimet bachelor (3-vjeçare) dhe master (2-vjeçare) nuk kishte qenë i aplikueshëm në sistemin e arsimit të lartë austriak.

Studimet bazike, themelore, nënkuptonin grumbullimin e një numri të kredive, dhe për çdo kurs të përfunduar studenti merrte dëftesën apo certifikatën e provimit, që kishin rezultuar me gjithsej katër dëftesa të kredive përkatëse “Diplomprüfungszeugnis”, që mund të konsideroheshin ekuivalente me diplomën e studimeve bazike,themelore.

Komisioni recensues kur Hajrullahu për herë të parë kishte aplikuar për profesor-asistent, i përbërë nga Enver Hasani, Blerim Reka dhe Ibrahim Gashi e kishin pranuar si të drejtë nivelin e studimeve të tij derisa e kishin zgjedhur në këtë pozitë.

Ndërkohë, më 2011 ai ishte zgjedhur nga profesor- asistent në profesor të asociuar, ku pjesë e komisionit recensues ishin sërish Enver Hasani dhe dy anëtarë të tjerë, Ramush Mavriqi dhe Agim Zogaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme