Revolta e ministrit për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Azir Aliu është për shkak të bllokimit të 6 ligjeve me flamur evropian nga ana e LSDM-së dhe BDI-së, raporton “Kanal 5”.
Burime për televizionin në fjalë bëjnë të ditur se Aliu është thirrur nga kryeministri Kovaçevski i cili i ka premtuar se 3 ligjet për reforma në administratën publike, 2 ligje për digjitalizimin dhe Ligji për mediat do të zhbllokohen dhe do të gjenden në Komisionin për Çështje Evropiane, me të cilin kryeson arbër Ademi.
Raportohet se Aliu e ka informuar kryeministrin se LSDM dhe BDI me bllokimin e ligjeve evropiane nuk po sillet si europian.
Pritet konferenca për media e ministrit Azir Aliu. /Alsat.mk