Plagosi me sende të forta të vëllanë pas një sherri për motive të dobëta, arrestohet 58-vjeçari. Përfundon në spital i lënduari

Një 58-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Cërrik të Elbasanit, pasi goditi me sende të forta vëllanë e tij për motive të dobëta.


Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale M. P., 58 vjeç, banues në fshatin Linas, Cërrik.

Vëllai i dëmtuar ndodhet në spital ku merr trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast dhune në familje, në fshatin Linas, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. P., 58 vjeç, banues në fshatin Linas, Cërrik, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, vëllanë e tij, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme