Operacioni ‘Tempulli 2’/ Gazetari bën deklaratën e fortë: Edhe vajzat janë të përfshira në trafikun e drogës, njëra është drejtuese e një grupi kriminal

Gazetari Igli Çelmeta i ftuar në studion e Panorama TV, foli për rezultatet e megaoperacionit “Tempulli 2”, që është vijim i “Tempullit”.


Çelmeta tha se fenomeni i shpërndarjes së lëndëve narkotike nëpër shkolla dhe jo vetëm është një fenomen aq i përhapur sa pjesë e grupeve janë edhe vajza në moshë të re që shpërndajnë, madje ka edhe prej tyre që janë drejtuese grupesh.

Ai thekson se tanimë, një ri që nuk konsumon lëndë narkotike bullizohet nga rrethi shoqëror i tij.

“Ne këtë megaoperacion kemi edhe vajza, madje një prej tyre një prej tyre është edhe drejtuese e grupit kriminal.

Ky fenomen është kanë shumë i përhapur në vendin tonë, se edhe vajza në moshë fare të re janë bërë pjesë dhe bullizohet një i ri që nuk konsumon ëndë narkotike.

Këto operacione nuk duhet të jenë të shtrirë në kohë, por duhen bërë në mënyrë graduale.

Efektiviteti nuk është kaq i lartë kur bëhen në këtë mënyre, as njerëzit nuk e besojnë që janë arrestuar kaq shumë persona.

Në Tiranë kanë qenë të gjithë urdhërarreste, ndërsa në qytetet e tjera janë dhënë më shumë urdhërndalime” tha gazetari.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme