SPAK ka zbarkuar në zyrat e OSHEE në kuadër të një hetimi të çelur për korrupsion dhe vepra të tjera penale.
Sipas raportimeve, mësohet se po hetohet një skemë ku fshiheshin debitë nga sistemet.
Ndër të tjera, gjatë operacionit SPAK ka sekuestruar dokumenta dhe dy celularë të dy zyrtarëve.
Një prej zyrtarëve të cilit iu sekuestrua celulari është administratorit të FSHU në OSHEE, Elton Sevrani.