Babai i ish-kryetares së Lëvizjes Rinore për Integrim dhe anëtares së Këshillit Bashkiak së Tiranës Floida Kërpaçi, është ndarë nga jeta.
Lajmin për ndarjen nga jeta të babit të saj, e ka dhënë vetë Kërpaçi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se e ka vështirë që t’i japë lamtumirë.
Më tej ajo shton se ia ati i dha dashurinë dhe përkujdesin familjes deri në çastet e fundit.
“Është e vështirë të shqiptosh lamtumirën por prej ditës së sotme, babai im, Fadajev Kërpaçi nuk është më me ne. Luftëtar, i dashur, dhe gjithmonë me zemrën e madhe për ti u gjendur kujtdo! Me dashurinë shembullore dhe përkujdesin, që ai diti t’i ofronte familjes çdo ditë të jetës, deri në këtë të fundit.
Faleminderit baba për gjithçka ke bërë për ne! Nisja nesër nga Alba2000 në orën 10:00, dhe varrimi në Sharrë”, shkruan ajo.