Qeveria e Meksikës ka deklaruar se vënia e taksës së njëanshme për importet meksikane nga SHBA-ja, për të paguar për shpenzimet e ndërtimit të murit, mund të marrë të njëjtën përgjigje.
Ministri i Jashtëm, Luis Videgaray, ka thënë se qeveria mund të vendosë tarifa në produktet e caktuara nga të cilat është i varur shteti fqinj, transmeton Klan Kosova.
Këto komente vijnë pas deklarartës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump, se muri do të nisë të ndërtohet “shumë shpejt”.Administrata e Trump ka thënë se dizajnet me propozime do të nisin të pranohen qysh muajin tjetër.