Dy zyrtare të policisë në stacionin e Policisë në Mitrovicën e Jugut, kanë marrë lëndime të lehta trupore pasi janë sulmuar fizikisht nga dy gra.
Siç raporton Policia, ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje, ndërsa të lënduarat është dashur të pranojnë trajtim mjekësor.
Të dyshuarat pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njëra është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa e dyshuara tjetër është dërguar në mbajtje.
Policia rastin e ka cilësuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”