Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme (26 janar) në Kamëz, pasi një automjet ka përplasur për vdekje një 35-vjeçare.
Mësohet se drejtuesi i mjetit E.M., 23-vjeç aksidentoi shtetasen N.Z., 35-vjeçe e cila ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Azem Hajdari” në Bathore, ndërsa shoferi është shoqëruar në polici.
Njoftimi i policisë:
Më datë 26.01.2024, rreth orës 05:40, në rrugën “Azem Hajdari”, Bathore, Kamëz, shtetasi 23 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen rreth 35 vjeçe, e cila si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.