Makina e parë shqiptare u shfaq dje në një ngjarje ekskluzive paraprake të mbajtur në ekspozitën TREDITECH, me seli në Torino të Italisë.
Supervetura e re Illyrian Pure Sport ka një motor 6.2 litërsh LT2 V8 me 840 kuaj/fuqi.
Illyrian TSX nga Arrera, po konsiderohet automjeti i parë shqiptar i realizuar nga Qëndrim Thaçi. Ai është rritur në Itali, por është nga Komuna e Drenasit të Kosovës.
Ky i fundit, themelues i Arrera Automobili, është gati që ta promovojë projektin madhor në mbarë globin.
Kjo veturë pritet të jetë një rivale e fortë të Lamborghini Aventador apo Ferrari 812 Superfast.
Ndryshe, automobili ngjan edhe me Porsche 9RE, por me disa pjesë dhe nga markat italiane.
7