Axha i Lulzim Fejzullahut për familjet e të dyshuarve: Besë s’kemi ndërmjet veti, fëmijët janë të lirë ta vijojnë mësimin

Sot gjatë ditës kryeimami i Podujevës, Bekim Jashari përmes një postimi në facebook njoftoi se axha i të ndjerit Lulzim Fejzullahut i ka dhënë besë 1 muaj familjeve të dorasve.

Në një intervistë për një medie lokale, Rrahim Fejzullahu ka deklaruar mes tjerash se fëmijët dhe gratë e familjeve Kadriu e Abdullahu mund të ndjehen të sigurtë ndërkaq për të rriturit ka treguar së janë në hasmëri.

Përmes kësaj deklarate të tij ai ka bërë të ditur se do t’i qëndroj prapa ligjeve të Kanunit mbi hasmërinë.

“Fëmijët mund të vazhdojnë shkollimin të sigurtë, edhe granimi nuk kanë për cka të shqetësohen. Kurse të rritur e dijnë ata vet…”, ka thënë Fejzullahu për TV Llapin.

Kujtojmë se Lulzim Fejzullahu, 18-vjeçari nga Podujeva u rrah për vdekje nga dy të mitur (16 dhe 17 vjeç) më 14 janar në rrugën “Drenica” në Podujevë.

Si pasojë e plagëve të marra, ai vdiq të shtunën e 20 janarit në Qendren Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme