‘A ju ka paguar BDI’/ Gazetari shqiptar nga Maqedonia thumbon Fevziun, Haxhiun dhe Buzhalën

Për herë të parë në histori në zyrën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut do të jetë një shqiptar, i cili është Talat Xhaferi.

Ditën e djeshme të pranishëm gjatë votimit në Kuvend, ishin edhe gazetarët e njohur Blendi Fevziu, Baton Haxhiu, Adriatik Kelmendi dhe Berat Buzhalën të cilët shoqëroheshin me makina zyrtare.

Ardhja e gazetarëve të njohur në Maqedoninë e Veriut dhe trajtimi i tyre si VIP-a ka ngjallur kritika në mediat e vendit fqinj.

Një kronike e përgatitur për PortalX ka thumbuar gazetarët e njohur nga Prishtina dhe Tirana duke ju thënë se: A ju ka pagu BDI-ja me ardhë këtu me bo propaganda?

“Ju me na kallxu a ju ka pagu BDI-ja me ardhë këtu me bo propagandë, se këtu nuk po i kalon”, ka qenë pyetja e gazetarit Saliu.

Kjo pyetje nga ana e gazetarit ka ofenduar Blendi Fevziun i cili i është kthyer duke thënë si nuk ju vjen turp që e bëni këtë pyetje.

Për më tepër shikoni videon e mëposhtme:

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme