Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi në gjendje të dehur ka goditur dhe kërcënuar punonjësit e policisë.
Blutë bëjnë më dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Gjuzi”, ku 27-vjeçari me iniciale A.K., duke qenë në gjendje të dehur, ka goditur efektivët dhe më pas i ka kanosur ata me një mjet të mprehtë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. K., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Gjuzi”, duke qenë në gjendje të dehur, ka goditur punonjësit e Policisë dhe i ka kanosur ata me një mjet të mprehtë”, njofton policia.