Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka vazhduar dje (29.01.2024) me kontrollet e shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 124 gjoba, nga të cilat: 13 për tejkalim të shpejtësisë, po aq gjoba (13) janë shqiptuar dhe për drejtim mjeti pa patentë shoferi, një gjobë për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, tri gjoba për kalim në semafor të kuq…, shkruan Alsat.
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat për të rritur kështu sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Alsat.mk