“Politika e ndërmarrë ndaj Kosovës nga BE-ja është thellësisht e padrejtë, e padrejtë dhe absolutisht e pabazuar në asnjë lloj fakti. Kjo shihet veçanërisht nga vendimi për ndërhyrje në Kushtetutën e Kosovës në lidhje me dinarin”, ka shkruar Woelk.
Sipas saj, BE-ja përpiqet të përfshijë në dialog vetëm pikat që favorizojnë Serbinë.
“Kur Kosova kërkon të përfshijë çështjen e krimeve të luftës në kuadër të dialogut, përgjigja është jo. Kjo qasje me standarde të dyfishta është një problem”, tha ajo.
Tutje Woelk potencoi se njëanshmëri është e qartë, sa që ndërmjetësuesit janë totalisht të prirë drejt Serbisë dhe nuk ka asnjë mundësi për një dialog të vërtetë.
“Jo, nuk është si qëndrimet e tjera të politikës së jashtme të BE-së. Njëanshmëria në këtë rast është aq konkrete dhe aq e qartë, saqë ndërmjetësit janë totalisht të prirë drejt Serbisë dhe nuk ka asnjë mundësi për një dialog të vërtetë”, u shpreh tutje Woelk.
“Mund të shihet edhe nga fakti se si çdo herë që Kosova thotë se do të nënshkruajë, por Serbia thotë se jo, BE thotë se nënshkrimet nuk janë më të nevojshme. Edhe pse marrëveshjet ndërkombëtare kanë nevojë për nënshkrime për t’u zbatuar”, theksoi ajo.
Ajo tha se kjo mund të shihet nga mënyra se si po merret BE-ja me dialogun “presion mbi Kosovën, zero presion ndaj Serbisë. Kjo qasje është krejtësisht e gabuar”.
Ekspertja Woelk vlerësoi se kjo mund të shihet edhe nga vendimi për të mos ndërmarrë asnjë veprim kundër Serbisë lidhur me sulmin terrorist në Banjska.
“Askush nuk flet më për të. Por një polic kosovar u vra. Dhe është e rëndësishme të ndërmerren veprime”, tha Woelk.