U mori 16 mln lekë pronarëve të bizneseve duke i mashtruar, arrestohet 34-vjeçarja

Një 34-vjeçare është vënë në pranga pasi akuzohet se ka mashtruar tre biznese në Korçë, duke përfituar shuma të ndryshme parash.


Sipas News24, 34-vjeçarja e arrestuar është identifikuar si shtetasja Rezarta Laçka. Ajo akuzohet se ka shkuar në bizneset e shtetaseve me iniciale F. M., I. F. dhe M. D., në qytetin e Korçës dhe në fshatin Pirg të Maliqit dhe nëpërmjet mashtrimit dyshohet se ka përfituar prej tyre një shumë prej 160.000 lekë të rinj.

Njoftimi i policisë:

DVP Korçë/Përfitoi shuma të ndryshme parash, duke mashtruar pronaret e tre bizneseve, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçarja.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq, në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjeve të ndodhura dy javët e fundit në Korçë dhe Maliq, ku një shtetase kishte përfituar shuma parash nga pronaret e tre bizneseve, duke i mashtruar ato, koordinuan veprimet me qëllim kapjen e kësaj shtetaseje dhe vënien e saj përpara  përgjegjësisë penale.

Si rezultat, u kap dhe u ndalua shtetasja në kërkim R. L., 34 vjeçe, banuese në Korçë, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë ka urdhëruar ndalimin e saj, për veprën penale “Mashtrimi”.

Nga hetimet e kryera rezulton se 34-vjeçarja ka shkuar në bizneset e shtetaseve F. M., I. F. dhe M. D., në qytetin e Korçës dhe në fshatin Pirg, Maliq, dhe dyshohet se nëpërmjet mashtrimit ka përfituar prej tyre, në total 160 000 lekë të rinj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme