Tetovë, dështon themelimi i Qendrës për Kulturë

Ka dështuar sot themelimi i Institucionit Publik për Kulturë në Tetovë me emrin “Mehmed Pashë Deralla”. Shkak për këtë dështim ishte mos votimi i këtij propozimi të komunës së Tetovës nga ana e këshilltarëve të BDI-së. Të njëjtët, mos votimin apo mospërkrahjen e themelimit të këtij institucioni për kulturë me emrin “Mehmed Pashë Deralla”, e kanë arsyetuar me mungesën e materialit njoftues lidhur me atë se çfarë institucioni po themelohet, gjë kjo që u hodh poshtë nga ana e kreut të këshillit komunal, i cili për Alsat është shprehur se, administrata komunale, këtë material të gjithë këshilltarëve ua ka dërguar që para pesë ditësh. Propozimi për themelimin e këtij institucioni komunal për kulturë, nuk është votuar edhe nga këshilltarët e VMRO-së.

Meqë arsyetimi i këshilltarëve të BDI-së dhe VMRO-së për mos votimin e këtij propozimi ishte mos pasja e dokumenteve njoftuese për atë se çfarë institucioni po themelohet, nga komuna e Tetovës thonë se këto materiale brenda kohës do iu ridërgohen këshilltarëve dhe propozimi për themelim do të gjendet sërish përpara këshilltarëve në seancën e radhës të këshillit komunal. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme