137 gjoba në Shkup, 25 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e qytetit të Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 137 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 25 për tejkalim të shpejtësisë, 14 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 3 për kalim në semafor të mbyllur, 8 të tjera për përdorim të telefonit gjatë vozitjes…, shkruan Alsat.

“Kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme