Ndalohet qarkullimi i kartmonedhës 500 euroshe në Kosovë

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ndaloi edhe qarkullimin e kartmonedhës 500 euroshe. Ky vendim erdhi si shkak i dyshimeve të falsifikimit të saj. Ndërkaq u mirëprit edhe nga eksperët dhe qytetarët.

Dyshimeve të qytetarëve për kartmonedhën 500 euroshe të falsifikuar u erdhi fundi, pasi BQK nga një shkurti ndaloi qarkullimin e saj nga institucionet financiare bankare dhe jo bankare, pikërisht me qëllim të parandalimit të keqpërdorimit të saj. Duke komentuar këtë vendim, disa qytetarë ironizuan me vlerën e kësaj karmonedhe.

“Ajo kartmonedhë është larg prej neve, nuk e kam pa qysh doket…ata që kanë asi kartmonedhe jo bash në mënyrë të pastër për ata ka me pas problem për tjertë jo s’ka çka”, tha një qytetar për RTV21.

“Shumicën e këtyre e kanë përdor këta tregtarët që kanë punu në të zezën. Për neve qytetarët e thjeshtë nuk është nojfar problemi shumë ma shumë është për tjertë”, tha një qytetar tjetër.

Ekspertë të fushës vlerësojnë se largimi i kësaj kartmonedhe nuk do të shkaktojë probleme në tregun e Kosovës, ndërsa në dhomën e tregtisë dhe industrisë shpresojnë që BQK dhe bankat e tjera komerciale do të japin kohë deri në konvertimin e monedhës 500 euro.

“Ndalimi i qarkullimit të kartmonedhës 500 euroshe lidhet kryeqyput me punën e falsifikimit të kësaj monedhe dhe njëkohesisht konsiderojmë se ndalimi në formë zyrtare i saj ka qenë vendim i duhur. Nëse i referohemi bizneseve, ato në periudhën e fundit kohore konkretisht në dy vitet e fundit nuk kanë funksionu shumë më pjesën e kartmonedhës 500, pikërish për faktin se e njëjta është diskutuar për qështjen e falsifikimit të saj”, tha Fjolla Smaili Azemi nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë.

Vendimi i BQK-së për ndalimin e qarkullimit të 500 eurove, sipas njohësit të ekonomisë, Mustafë Kadrijaj do të jetë në favor të zhvillimit të ekonomisë.

“Duke marrë parasysh që bizneset qe dy vite e tutje kanë hezitu që të këmbejnë valutën 500 të euros, vlerësoj se BQK ka marrë një vendim konformë realitetit për faktin që nëse një valut nuk qarkullon nuk ka nevoj të qëndroj. Edhe ashtu besoj që në ekonomi nuk ndikon negativisht. Edhe me valutat tjera mundet me funksionu ekonomia nuk ka asgjë të keqe, më mirë është ato që mbesin me qenë ne faktë origjinale”, tha Kadrijaj për RTV21.

Banka Qendrore e Kosovës, bëri të ditur se ndalimi i qarkullimit të kartmonedhës 500 euro ishte direktivë e Bashkimit Evropian./21Media

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme