Limaj: S’lejojmë të bëhet pazar me Republikën

Fatmir Limaj ka lëshuar akuza në drejtim të Hashim Thaçit, Isa Mustafës e Kadri Veselit, për të cilët ka thënë se e kanë venë në rrezik Republikën e Kosovës për të shpëtuar veten. Ka thënë se NISMA s’do të lejojë të bëhet pazare me Shtetin e Kosovës.

Kryetari i NISMA’s për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se në trevjetorin e themelimit të partisë, se Shteti i Kosovës po kërcënohet për shkak se udhëheqësit aktual po e rrezikojnë Kosovën për interesa personale.

Ai ka thënë se Shteti aktualisht është pa udhëheqës.

“Kosova ka mbetur pa Zot, pa drejtues. Luhet me vendin tonë. Shkohet e bisedohet pa asnjë kusht me xhelatin tonë”, ka thënë Limaj.

Ish-Ministri i Transportit ka thënë se Qeveria e Kosovës s’do të mbahet mend për asnjë punë të mirë që e kanë bërë për Shtetin.

“Asociacionin, Gjykatën Speciale, Demarkacionin. Për këto gjëra do të mbahet mend kjo Qeveri”, ka shtuar ai.

“Fatin e Kosovës e kanë lidhur me fatin e tyre individual. Janë të gatshëm të bëjnë pazar me Republikën e Kosovës për të shpëtuar veten”, ka shtuar ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme