Sot në Maqedoninë e Veriut studentët do të protestojnë, për shkak të mos pagesës së bursave studentore.
Pas koordinimit të përbashkët, edhe organizata joformale Rezistenca Studentore njoftoi se do t’i bashkohet Kuvendit Universitar të USHKM-së në protestën para Ministrisë së Arsimit.
Pavarësisht njoftimeve të Ministrisë së Arsimit se bursat për muajin tetor dhe pjesa tjetër do të paguhen më së voni deri më 1 shkurt, llogaritë e transaksioneve të studentëve mbetën bosh.
Protesta është pasojë pasi asnjë këst i bursave studentore për vitin akademik 2023/2024 nuk është paguar nga Ministria e Arsimit. Protesta do të nisë me fillim nga ora 14:00 para godinës së MASH.