Zbulohet arsyeja se pse Berat Buzhala e urren Shpend Ahmetin si dhe skenari i tij

Që nga fillimi i mandatit të Shpend Ahmetit në krye të Komunës së Prishtinës, gazetari kontrovers Berat Buzhala së bashku me mediumin e tij në vazhdimësi ka raportuar lajme tendencioze që kanë rezultuar si të pavërteta dhe shpesh janë trajtuar edhe në gjykatë shkaku i padive të shumta dhe pasaktësisë së mediumit të tij në rapot me Komunën e Prishtinës, Gazetës Express.

Por, sado që përpiqet të tregohet “parimor”, Buzhala ka bërë një shkarje logjike e cila e ka tradhëtuar në momentin që ka replikuar me një komentues në profilin e tij social. Derisa një komentues ia ndërmend Buzhalës se i njëjti ka votuar për Shpend Ahmetin, Buzhala përgjigjet se kjo qasje e tij do të vazhdojë përderisa i pari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti do të jetë pjesë e Vetëvendosjes!

Përndryshe, përmes portalit të tij, Buzhala prej kohësh propagandon nevojën e themelimit të një partie të re politike. Ai dhe soji i tij orvatet të bindin njerëzit se nevojitet një forcë e re opozitare. Portali Sakte.net mëson se skenari i Buzhalës në fakt është përçarja e votës opozitare gjë që do të mundësonte fitoren e PDK’së së Kadri Veselit, për të cilin mbetet i angazhuar ish deputeti i kësaj partie, i cili tani rolin dhe misionin e tij e përmbush nga një tjetër pozicion – gjoja i analistit dhe gazetarit. Për këtë mision, thuhet se Buzhala nuk ka probleme financiare!

Ndërkohë, subjektet aktuale opozitare janë deklaruar për krijimin e një platforme të përbashkët. Asnjë prej përfaqësuesve të LVV, AAK, NISMA nuk e ka përjashtuar këtë mundësi ku do të përfshiheshin edhe personalitete nga jeta publike, por deri më tani nuk kanë gjetur pajtueshmëri për modalitetet dhe përfaqësimin në listë. /SAKTE.NET

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme