Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë sot konfirmon se është gjetur një plumb automatiku para shtëpisë së kryetarit të ASH-së, Arben Taravari.
“Sot (05 shkurt) në ora 09:34, J.J.(42) nga Gostivari kanë raportuar në SPB-Tetovë se para derës së hyrjes së shtëpisë së A.T.(50) në Gostivar, është gjetur një plumb i armës automtike e kalibrit 7.62 milimetra. Po merren masa për pastrimin dhe dokumentimin e plotë të rastit”, thuhen në njoftimin e SPB-Tetovë./ Alsat.mk