Ambasadori serb në UNESCO, Darko Tanaskoviq ka thënë se për shkak të rrethanave ndërkombëtare, Prishtina zyrtare do ta ketë shumë më të vështirë të lobojë për një anëtarësim eventual në këtë organizatë.
Sipas tij kur Kosova nuk ka pasur sukses të antëarësohet në vitin 2015, kjo do të jetë shumë më e vështirë këtë vit pasi situata sipas tij është e pafavorshme, transmeton lajmi.net
Në një intervistë për ‘Sputnik’, ai ka sugjeruar që Kosova të mos aplikojë fare pasi shansat që të bëhet vend anëtar në UNESCO i ka të pakta. /Lajmi.net/