Taravari kundërpërgjigjet, shkarkon Arsim Hasanin nga dega e Kumanovës

Gazetar: Adrian Kerimi

Kuvendi i degës së ASH-së në Kumanovë ka shkarkuar nga pozita e kryetarit të degës, Arsim Hasanin, njëkohësisht ushtrues i detyrës drejtor në Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor i cili gjatë ditës largoi nga puna një person nga Gostivari për shkak bindjeve të tij dhe rreshtimin me kreun e ASH-së, Arben Taravari, shkruan Alsat.

“Kuvendi i ASH Kumanovë shkarkon kryetarin e degës Arsim Hasani, ndërsa cakton këshilltarin Huzeir Mustafin shef të shtabit për zgjedhjet parlamentare. Arsyet e shkarkimit janë shkeljet e shumta e të vazhdueshmë statutare, lajthitjet politike, mos komunikimi me strukturat e degës dhe me kryetarët e nëndegëve e ku për pasoj dega e Kumanovës ishte shëndrruar në një degë pasive dhe pa asnjë aktivitet. Iniciativa për shkarkimin e kryetarit të degës është filluar para disa muajve ku kuvendarët e degës kishin tubuar nënshkrime për peticion për shkarkimin e kryetarit të degës. Kuvendi i degës sonte gjithashtu caktoi edhe shefin e shtabit për zgjedhjet parlamentare të vitit të 2024, ku për shef shtabi u caktua këshilltari Huzeir Mustafi”, thuhet në njoftimin e degës së ASH-së në Kumanovë. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme