Teksa jemi pak minuta nga nisja e seancës plenare, deputetët e grupit Bardhi – Berisha i janë drejtuar hyrjes së Kuvendit për t’u futur në sallë, por janë ndaluar nga punonjësit e Gardës.
Deputeti i PD-së, Flamur Noka i ka hedhur miell në fytyrë punonjësve të Gardës.
Noka i ka akuzuar se po i shërbejnë sipas tij narkoregjimit, duke theksuar se po ndalojnë përfaqësuesit e popullit të hyjnë në Kuvend.
“Janë pjesë e mazhorancës, po i shërben narkoregjimit. Në krye të detyrës, të ndalosh përfaqëuesit e popullit të hyjë në Kuvend”, tha Noka.