Seanca plenare e radhës u mbyll sërish mes kaosit. Seanca e sotme zgjati vetëm 24 minuta.
Teksa Lindita Nikolla lexonte rendin e ditës dhe nisi votimin nen për nen për projektligjet, opozitarët vijonin t’i binin zhurmueseve.
Ndërkohë, nga rendi i ditës u hoq projektligji për lojërat e fatit.
Ratifikimi i marrëveshjes me Italinë për emigrantët azilkërkues mbetet ende në pritje për të marrë dritën jeshile të parlamentit.
Kuvendi do të votojë vetëm pasi vendimi i zbardhur i Gjykatës Kushtetuese të jetë botuar më parë në Fletoren Zyrtare.
Kushtetuesja dha dritën jeshile për ratifikim në një vendim të datës 29 janar.
© SYRI.net