Një minator ka mbetur i plagosur në minierën e Bulqizës pas shembjes së një masivi gurësh.
Minatori Bilal Sula, me detyrë armator, ka qenë në frontin e punës kur ka rënë masivi i gurëve.
53-vjeçari fillimisht është dërguar në spitalin e Bulqizës dhe më pas është transportuar për mjekim më të specializuar drejt Traumës në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme (10 shkurt) në galeritë e Albchrome që tashmë menaxhohet nga turqit e grupit “Yildirim” prej disa vitesh.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa pritet që specialistët e AKSEM të bëjnë vlerësimin e rastit dhe kontrollin e kushteve të punës në galeritë e nëntokës ku ndodhi aksidenti.