Vuçiq: Kurti dëshiron të mposhtë Ahmetin dhe të sundojë Maqedoninë e Veriut

“Albin Kurti shqiptar dëshiron të sundojë edhe në Maqedoninë e Veriut”, theksoi presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Në një prononcim për mediat serbe nga Nju Jorku, Vuçiq thotë se synimi i kryeministrit të Kosovës është që ta mposht BDI-në dhe pas zgjedhjeve parlamentare të jetë pjesë e Qeverisë në vend.

“Ai dëshiron të sundojë edhe Maqedoninë e Veriut. Po, seriozisht, ai dëshiron të mposhtë Ali Ahmetin dhe BDI-në për të sunduar në Maqedoni pas zgjedhjeve të majit”, theksoi Vuçiq.

Dilema për pjesëmarrjen e mundshme të partisë së Kurtit në zgjedhjet në Maqedoni lindi në fund të dhjetorit pasi tri partitë opozitare të shqiptarëve të bashkuar në “Lidhja Evropiane për Ndryshim” njoftuan se në listat e tyre do të jenë emrat të personaliteteve të partisë Vetëvendosje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme