Shqiptarët që jetojnë në zona të Maqedonisë se Veriut ku nuk janë mbi 20 përqind e ku nuk gëzojnë të drejta kolektive si të tjerët, janë dyfish të diskriminuar.
Ata nuk kanë mbështetje as institucionet lokale që drejtohen nga maqedonas por as nga partitë shqiptare. Rasti i Çashkës, ku kishte protesta për mësimin e gjuhës shqipe është një rast ti tillë.
Këto vlerësime i dhanë profesori universitar Murat Aliu i cili nga është nga zona e Prilepit dhe Avni Tahiri, gazetar që është nga Velesi.
Ata flisnin në kuadër të emisionit Programi 200, që transmetohet sot në ora 18:00.
Edhe Aliu edhe Tahiri thonë politika për interesa të tyre ka nxitur ndër vite edhe tensione ndër etnike si ndaj tyre tregohet vëmendje vetëm kur partitë bëjnë pazare politike në kohë zgjedhjesh.