Ish-kryeministri Sali Berisha denoncon se policia ka bashkëpunuar në atentatin në Kurbin, ku mbeti i vrarë ekonomisti i një firme inertesh ndërsa u plagos pronari, Ardjan Gjeloshi.
Berisha ka nxjerrë pamjet që sipas tij tregojnë se autorët të veshur me uniforma policie kanë dëmtuar kamerat e sigurisë.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar edhe disa dëshmi, të cilat i kanë mbërritur atij nga qytetari dixhital.
Ndërkohë në pamjet që Sali Berisha ka publikuar shihen se disa persona, të maskuar dhe të veshur me uniforma policie afrohen te dera e biznesit dhe shkatërrojnë kamerat e sigurisë.
DENONCIMI I BERISHES:
Policia bashkëpuntorë në vrasjen e djeshme në Kurbin.
Qytetarët dixhital akuzojnë direkt narkoshefin e policisë së Kurbinit si organizator të vrasjes.
Lexoni dëshmitë tronditëse dhe shikoni videon e tyre.
-Pershendetje dr po ju njoftoj per detaje të reja qe kanë dal lidhur me ngjarjen që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kurbin. Sipas burimeve tona nga Kurbini bëhet me dije se autoretë kanë hyrë në biznesin e z. Ardjan Gjeloshi të veshur me uniforma policie. Autorët i kanë bërë presion rojes së biznesit duke i thënë hape portën se jemi policia. Autorët e krimit dyshohet se kanë qenë rreth 8 persona të veshur me uniforma policie.
Autorët kanë qene me dy makina Range Rover si dhe një Mercedez Benz. Për të arritur deri në atentatin e sotëm athëtorët dyshohet se kanë pasur edhe ndihmën e shefit të policisë së Kurbin, Shkëlzen Metushi. Metushi disa ditë më parë ka shkuar në biznesin e z. ardjan Gjeloshi duke bërë kontrolle të befasishme si formë presioni.
Shkëlzen Metushi dyshohet se i ka ndihmuar autorët duke hequr kamerat që kishte vendosur biznesmeni Gjeloshi në fshtatin Gurrëz dhe Fushë-Kuqe. Heqja e kamerave nga Shkëlzen Metushi është një ndihmë e fortë që Metushi i ka dhënë atentatorëve. Bashkëpunimi i policisë, më saktë i shefit Shkëlzen Metushi me krimin në Kurbin coi sot në ngjarjen e rëndë ku një person humbi jetën dhe një tjetër u plagos brenda në biznesin e tij pohojnë burimet nga vendngjarja.
Kjo video tregon sesi shefi i policise kurbin Shkelzen Metushi thyen kamerat nga banesa e biznesmenit Ardjan Gjeloshi qe u plagos diten e djeshme ne Lac. Shefi Shkelzen Metushi eshte ushtar i Ben Qimes se Fierit. Dhe per llogari te bandave ben terror ne Lac. Edhe ne zgjedhjet e 14 Majit ky Shkelzen Metushi ka kercenuar demokratet.
– Miredita Dr po ju shkruaj ne lidhje me vrasjen e shtetasit Selman Mehana dhe plagosjen e shtetasit Ardian Gjelishit pronar i nje pike inertesh me date 10 – 02 – 2024 ne fshati Gurez te Bashkis Kurbin, informacionet jane se autoret kane qene te veshur me uniforma policie dhe jane prezantuar tek sherbimet e rojes te biznesit si punonjes policie, ka informacione se dy dite para bizesmenit Ardian Gjelloshi i ka shkuar nje leter nga Policia e Kurbinit qe eshte objekt i verifikimit pasurore, si dhe banoret e zones akuzojne shefin e Komesarjatit te Kurbinit se dy dite para ngjarjes jane hequr kamra te sigurise te vendosura ne fshatin Fushe Kuqe dhe Gurres. Keto jane arsyet qe akuzojne Policin e Kurbint.