Plagoset me thikë i riu në Tiranë, policia shpall në kërkim autorin

Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë, pas një sherri me një tjetër person. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën “Prokop Mima” në Tiranë. I plagosur ka mbetur një 32-vjeçar, i cili është transportuar për në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori është shpallur në kërkim.


“Më datë 12.02.2024, rreth orës 11:55, në rrugën “Prokop Mima”, shtetasi F. B., 30 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë, shtetasin M. I., 32 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar”, thotë policia.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme