Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Mësohet se e ëma e Ylli Rapajt ishte e pajisur me urdhër mbrojtje. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kashisht të Fierit.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Y. R., 43 vjeç, banues në fshatin Kashisht, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.