Lençe Ristoska emërohet Prokuror Publik për lidhje me EURODREJTËSI-në

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga në propozim të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e emëroi Lençe Ristoska për Prokuror Publik për lidhje me Eurodrejtësi-në, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë.
“Lloga i uroi punë të suksesshme Ristoskas me dëshirë që të vazhdojë kontinuiteti i bashkëpunimit të deritanishëm me Eurodrejtësi-në.

Shpallja nga Prokuroria Publike ishte e hapur nga dhjetori i vitit 2022, në përputhje me nenin 112 të Ligjit për bashkëpunim ndërkombëtar në materien penale.

Bashkëpunimi me Eurodrejtësi-në është e një rëndësie të jashtëzakonshme për Republikën e Maqedonisë së Veriut nga aspekti i luftës me krimin ndërkufitar dhe luftën kundër terrorizmit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme