Kovaçevski: Kah fundit i muajit do të dihet nëse LSDM-ja do të shkojë në zgjedhje e vetme apo me BDI-në

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski thotë se deri në fund të muajit do të dihet nëse LSDM-ja do të shkojë në zgjedhje e vetme apo me lista të përbashkëta me BDI-në dhe grupin e Ziadin Selës. Sipas tij, për momentin brenda LSDM-së po bëhen analiza dhe përgatitje për dy kongreset që duhet t’i mbajnë socialdemokratët dhe në fund vendimi do të varet nga dyja palët, nëse do të ketë front Evropian në një listë apo të ndarë në subjekte të ndryshme.

“Sikur në të gjitha proceset zgjedhore, LSDM-ja edhe në këtë proces shkon me koalicionin e saj që e përbëjnë parti pro Evropiane dhe progresive. A do të jetë lista e përbashkët edhe me parti tjera të cilat nuk ishin pjesë e jona në të kaluarën, kjo varen nga vendimet e partia. U përmend BDI dhe Aleanca. Neve jemi në koalicion pas zgjedhor dhe ashtu planifikojmë të vazhdojmë edhe pas 8 majit. A do të jemi në lista bashkërisht, kjo akoma nuk është analizuar dhe definuar”, u shpreh Dimitar Kovaçevski, Kryetar i LSDM-së. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme