Kalon për gjykim dosja e biznesmenit Rezart Taçi, i cili akuzohet për pastrim parash.
Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana Lala. Ky fakt bëhet i ditur dhe nga organi i akuzës.
Kujtojmë se më datë 12 janar SPAK mbylli hetimet për biznesmenin Rezart Taçi, kunatin e tij dhe disa shtetas italianë.
Biznesmeni Taçi dhe kunati i tij, Artur Balla, në në bashkëpunim me shtetasit Bledar Lilo, Francesco Zummo, Fabio Petruzzella dhe Daniele Cestagalli, akuzohen për pastrim parash.
Procesi ndaj biznesmenit ishte pezulluar për një vit për shkak se ai nuk është gjetur për t’u arrestuar në zbatim të një mase sigurie “arrest në burg” dhënë në mungesë ndaj tij.
Kujtojmë se Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) ka dënuar me burg shoferin dhe kunatin e biznesmenit të hidrokarbureve, Rezart Taçi.
GJKKO ka dënuar me 10 vite burg shoferin Bledar Lilo dhe me 11 vite burg kunatin, Artur Ballën, të cilët janë të akuzuar për “pastrim parash”.
Ka akuza se Taçi me grupin e tij për të pastruar para në vendin tone, të një shifre mbi 18 milion euro. Përveç dy personave, të cilët morën dënimet përkatëse nga GJKKO, Taçi mësohet se për të realizuar skemën e pastrimit të parave kishte përdorur edhe katër shtetas italianë.