Qeveria ka njoftuar së është zgjidhur problemi në Çashkë dhe se të gjithë nxënësit nga nesër vazhdojnë mësimin në shkollën fillore “Todor Janev”. Sipas njoftimit mësimi në gjuhën amtare do të zhvillohet përkohësisht në objektin ekzistues, përkatësisht deri në përfundimin e vitit shkollor dhe me program mësimor të adaptuar me qëllim që të kompensohen orët e humbura periudhën e kaluar. Zgjidhja në formë të marrëveshjes, është firmosur nga ministri i Arsimit, kryetari i Çashkës dhe drejtoresha e shkollës. Ndërsa parasheh kthimin e kompetencave kryetari të komunës për shkollën, si dhe ndërtimin e objektit të ri shkollore si zgjidhje e përhershme. Siç theksohet në njoftimin e Qeverisë ndërtimi i objektit do të jetë detyrë e Ministrisë së Arsimit dhe komunës. Çashka do të sigurojë lokacionin, ndërsa MASH do të sigurojë fondet dhe do ta realizojë projektin infrastrukturor. Objekti i ri duhet të ndërtohet deri në fund të këtij viti. Nxënësit e Çashkës me muaj nuk ndjekin procesin mësimor për shkak të protestave të banorëve maqedonas të cilët kundërshtojnë mësimin në gjuhën shqipe në shkollën “Todor Janev”. /Alsat.mk