Rritet në 28.473 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Numri palestinezëve të vrarë në ofensivën e pamëshirshme dhe shkatërruese izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori është rritur në 28.473, njoftoi të martën Ministria e Shëndetësisë në Gaza, raporton Anadolu.

Ministria publikoi një deklaratë, ndërsa sulmet shkatërruese izraelite në Gaza kanë hyrë në ditën e 130-të.

Deklarata gjithashtu bëri të ditur se 68.146 persona të tjerë janë plagosur në ofensivën në vazhdim.

Në deklaratë thuhet se në 24 orët e fundit, ushtria izraelite kreu 16 masakra në të gjithë Rripin e Gazës, të cilat lanë 133 të vrarë dhe 162 të plagosur.

“Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja ose në rrugë dhe ekipet e shpëtimit nuk mund të arrijnë tek ata”, thuhet më tej.

Sipas Kombeve të Bashkuara, për shkak të ofensivës izraelite, 85 për qind e popullsisë së Rripit të Gazës është zhvendosur brenda enklavës së bllokuar dhe përballet me mungesë akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60 për qind e infrastrukturës është dëmtuar ose të shkatërruar.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në vendimin e saj të përkohshëm tha se pretendimet e Afrikës së Jugut rreth çështjes të paraqitur në dhjetor ishin të besueshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme