Sektori për Punë të Brendshme Shkup dje (13.02.2024) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë regjistruar gjithsej 162 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 14 për tejkalim të shpejtësisë, 16 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, katër sanksione për kalim në semafor të kuq, 10 gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, tre masa për mosvënien e rripit të sigurisë…, shkruan Alsat.
“Kontrollet në qarkullimin rrugor do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Alsat.mk