Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme (13.02.2024) në ora 16:40 në Shtip, nga ana e punonjësve policorë u privuan nga liria T.P.(43) dhe M.P.(74), të dy nga Shtipi. Gjatë kontrollit në banesën e tyre, të kryer me urdhër të gjykatës, është gjetur dhe sekuestruar një sasi e marijuhanës dhe një pistoletë me tetë fishekë, kalibri 7.65 mm, për të cilat nuk kishin leje.
“Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personave në fjalë do të ngritët padi përkatëse”, thuhet në njoftimin e policisë. /Alsat.mk