Prej javësh në SHBA dhe jo vetëm flitet për gjendjen e rënduar të Presidentit Joe Biden, aq sa shumë persona e kanë vënë në diskutim aftësinë e tij për të qeverisur.
Së fundmi Biden ka bërë një tjetër gafë, këtë herë gjatë takimit me mbretin e Jordanisë Abdullah.
Biden, gjatë fjalëve të mbretit të Jordanisë, Abdullah pas takimit të tyre të hënën, u duk se po ecte, sikur të mos dinte se ku të qëndronte.
Ai përfundimisht zgjodhi të qëndrojë në të majtë të Abdullahut dhe përballë flamurit jordanez. Ai madje arriti të ngatërrojë me shikim mbretin që e kërkonte.
“Kam ndërruar anë,” tha Biden përpara se të ulej në të majtë. Incidenti vjen vetëm disa ditë pasi raporti i këshilltarit special gjeti dokumente të klasifikuara në zyrën e Biden pa justifikuar ekzistencën e tyre. Robert Hurr, i cili intervistoi Bidenin për raportin, e përshkroi atë si “një burrë të moshuar me kujtesë të dështuar.
“Sidoqoftë, në çdo rast, incidente si ky në Shtëpinë e Bardhë dhe ajo që përmendet në raport u japin republikanëve arsye për të tallur Bidenin. Publiku amerikan beson me shumicë dërrmuese se Trump, në moshën 81-vjeçare, është shumë i vjetër për të qenë president. 86% e thonë këtë për Bidenin dhe 62% për Trumpin 77-vjeçar.