Gripi stinor, shtohen mungesat e nxënësve nëpër shkolla

Gazetare: Ajnur Bafqari

Prania e gripit stinor, shton mungesat e nxënësve në shkolla.

Drejtorët e shkollave që kontaktoi Alsat, thanë se ata bëjnë dezinfektimin e hapësirave dhe hapin dritaret për ajrosje, si masa që të mos lejojnë shpërndarje më të madhe të gripit.

Ndërkohë nxënësit thonë se për shkak të gripit ka pasur raste kur një nxënës ka humbur deri në një javë mësim.

“Situata me gripin e nxënësve në shkollën tonë, është pak më e madhe se ka pak më shumë mungesa të nxënësve…

-Për shembull në klasën tuaj sa kanë munguar?

Tre nxënës, por edhe unë isha e sëmurë një javë.

-Si e kalove gripin?

Nuk ishte shumë e lehtë, por ishte kaluese”, tha një nxënëse.

“Ndonjëherë vijnë, ndonjëherë jo…

-Pse nuk vijnë?

-Ndonjëherë sëmuren, kanë kollitje… I hapim kur kemi pushim ndonjëherë nga 5 minuta, ose pushimin e gjatë, i hapim për ajrosje”, u shpreh një nxënëse tjetër.

“Edhe unë kam pasur kollitje edhe  të klasës kanë qenë, disa kanë munguar me ditë, disa kanë munguar me javë, edhe për shembull në klasë kolliten nxënësit dhe arsimtarët….

A e ajrosni ambientin?

-Po po patjetër”, theksoi një nxënës.

“Ka disa por nuk janë infektuar të gjithë, shumë pak….”, u shpreh një nxënës.

Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik flasin për rritje të vazhdueshme të numrit të të prekurve nga gripi.

Në javën e gjashtë të vitit janë regjistruar 1875 raste të reja dhe një viktimë duke e çuar  në 10 537 numrin e përgjithshëm të të prekurve, ndërsa numrin e viktimave në nëntë.

Në javën e gjashtë më të prekur kanë qenë fëmijët të moshës nga 5 deri në 14 vjeç./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme