Përshkallëzohen edhe më tej tensionet mes SHBA-së dhe Iranit

Irani sot nis ushtrimet ushtarake detare në grykë të Gjirit dhe Oqeanit Indian, njofton komandanti detar i Iranit, Habibollah Sayyari. Tensionet mes Iranit dhe SHBA-së janë përshkallëzuar pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e paralajmëroi Iranin, duke thënë se të gjitha opsionet e SHBA-së janë të tavolinë.

Qëkur e mori detyrën e presidentit muajin që shkoi, Trump u zotua se do të tregohet i ashpër ndaj Iranit, duke e paralajmëruar Republiken Islamike se po luante me zjarr pasi e testoi një raketë balistike më 29 janar, transmeton Express.

Ushtrimet vjetore të Iranit do të mbahen në Ngushticën e Hormuz-it, në Gjirin e Omanit, në Babe l-Mandab dhe në pjesët veriore të Oqeanit Indian, për t’u trajnuar në luftë kundër terrorizmit dhe piraterisë, sipas Sayyari, raportojnë mediat shtetërore./Express/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme